Aktualitet

Koronavirusi mbyll Maternitetin në Berat, dy infermiere dolën pozitive, infektohet edhe një kasap

24 Korrik 2020, 08:22 Nga DOSJA
Koronavirusi mbyll Maternitetin në Berat, dy infermiere dolën

BERAT-Në qytetin e Beratit janë shënuar tre raste të reja me COVID-19. Mësohet se të dy prej të infektuarave janë infermiere, ku njëra punon në Maternitet.

Për këtë arsye autoritetet kanë mbyllur godinën e shërbimit gjinekologjjik. Gjithashtu ka filluar edhe dezinfektimi i ambjenteve nga drejtoria e Higjienës.

Infermieret e infektuara kishin shfaqur simptoma prej ditësh, por e kanë ndërprerë punën deri në kryerjen e tamponit. Epidemiologët ndërkohë kanë nisur punën për gjurminin e kontakteve. Ndërsa i infektuar i tretë është një kasap për të cilin nuk ka ende të dhëna.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 108 raste të reja me COVID-19. Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u raportua edhe për tre pacientë të tjerë që kanë humbur betejën me COVID-19. Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 126 pacientë, 26 prej të cilëve në terapi intensive, ku 12 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne berat covid-19 ne shqiperi covid-19 ne berat covid-19 ne shqiperi

Sondazh

Poll