Aktualitet

Tampon për COVID-19 tek privati? MSH: Testim vetëm për ata që duan të udhëtojnë jashtë dhe s’kanë simptoma

23 Korrik 2020, 17:37 Nga DOSJA
Tampon për COVID-19 tek privati? MSH: Testim vetëm për ata

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve për koronavriusin ka miratuar vendimin që tamponi për COVID-19 të kryehet edhe në laboratorët privatë. Megjithatë tamponin në privat do ta bëjnë vetëm ata persona që do të lëvizin jashtë vendit dhe analiza është kusht për vendin që ata duan të udhëtojnë. 

Do të jetë Ministria e Shëndetësisë që do të certifikojë laboratorët privatë ku do kryhet tamponi dhe nëse do të ketë raste pozitive, atëherë ato do referohen direkt tek Instituti i Shëndetit Publik.

Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera. Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet positive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar. Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor,”-thuhet në vendimin e marrë. 

Që prej shënimit të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kryerja e tamponit nuk do të lejohej askund tjetër veçse ISHP-së, duke paralajmëruar edhe ndëshkime.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll