Politike

Opozita e bashkuar s’diskuton për ndryshimet kushtetuese, Rama: Listat do hapen! Parlamenti vendos edhe për ta në 30 korrik

23 Korrik 2020, 17:02 Nga DOSJA
Opozita e bashkuar s’diskuton për ndryshimet kushtetuese, Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me ndryshimet në Kushtetutë.

Menjëherë pasi dy përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili theksuan opinionin e tyre, Rama reagoi me një status në Twitter, në të cilin shkruan se me ose pa opozitën listat do të hapen.

Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!,”-shkruan Rama. 

Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik qëndrimi i opozitës së bashkuar kundër ndryshimeve në Kushtetutë ka nxitur debate në mbledhje. Rudina Hajdari u bëri me dije se me votat e opozitës së re, ndryshimet do kalojnë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndjente keqardhje për qëndrimin e PD e i bën thirrje pë reflektim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keshilli politik takimi ne kp per listat e hapura edi rama keshilli politik takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll