Bota

Shpresë nga Kina! Kompania jep lajmin e mirë: Vaksina jonë mund të jetë gati në fund të këtij viti, s’ka asnjë efekt

23 Korrik 2020, 10:15 Nga DOSJA
Shpresë nga Kina! Kompania jep lajmin e mirë: Vaksina jonë mund

KINË- Grupi Kombëtar Farmaceutik kinez, SinoPharm, ka deklaruar sot se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati në fund të vitit 2020. SinoPharm, ka kaluar fazën e parë dhe të dytë të testimit, duke dhënë rezultate pozitive dhe asnjë efekt anësor në të dyja fazat, ndërkohë që rezultat e fazës së tretë, priten të përfundojnë brenda tre muajve të ardhshëm.

“Sinopharm u aprovua që në fund të qershorit për të nisur testimin klinik të fazës së 3 për vaksinën, e cila mund të jetë në treg që prej fundit të vitit 2020.”, shkruan gazeta, që citon drejtuesin e Sinopharm, Liu Jingzhen.

Vaksina u zhvillua bashkarisht nga Instituti i Produkteve Biologjike në Pekin dhe Instituti në Wuhan për produktet biologjike i kompanisë SinoPharm.

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit, gjithashtu u shpreh të mërkurën  se studiuesit kanë bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19, por përdorimi i tyre nuk mund të nisë para fillimit të vitit 2021.

Vende të tjera, përfshirë studiuesit mjekësorë në SH.B.A. dhe Mbretërinë e Bashkuar janë gjithashtu duke u përpjekur të zhvillojnë një vaksinë për të luftuar COVID-19.

Që prej nisjes nga vendi i origjinës në Kinë dhjetorin e shkuar, pandemia e COVID-19 ka marrë më shumë se 622 mijë jetë në 188 vende dhe rajone. Më shumë se 15 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, dhe më shumë se 8.6 milionë pacientë janë shëruar, bazuar në të dhënat e universitetit amerikan, Johns Hopkins. 

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë vaksina kunder covid-19 koronavirusi në kinë vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll