Bota

“Dialogu teknik ka përfunduar”, Hoti zbulon detaje nga takimi në Bruksel: Sot fillon draftimi i marrëveshjes për njohjen

23 Korrik 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Dialogu teknik ka përfunduar”, Hoti zbulon detaje nga takimi

KOSOVË -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zbardhur detaje nga takimi i dytë që do të zhvillohet sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme, Joseph Borrel. Në një postim në Facebook, Hoti shkruan, se dialogu teknik tashmë ka përfunduar dhe po punohet drejt njohjes reciproke.

Më tej Hoti shton, se po i ushtron detyrat kushtetuese, në koordinim me agjendën shtetërore të Kosvës, institucionet dhe opozitën.

Postimi i plotë

Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq. Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.

Ditën e sotme në Bruksel do të zhvillohet takimi i dytë mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova do të përfaqësohet nga koordinatori Skënder Hyseni dhe dhe kreu i delegacionit për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës, Ibrahim Makolli.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu kosove-serbi avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll