Bota

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pritet hartimi i draftit final për çështjen e të zhdukurve gjatë lu

23 Korrik 2020, 07:23 Nga DOSJA
Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pritet

KOSOVË -Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bruksel, i cili nisi javën e shkuar, me ndërmjetësimit e të dërguarit të BE, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit të lartë, Joseph Borrel.

Zëdhënësja e BE, për Çështjet e Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Nabila Massrali ka bërë me dije se takimi i sotëm do të fokusohet në çështjet e nisura një javë më parë nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti. Ekspertët e të dy vendeve do të përgatisin draftin final të marrëveshjes për të zhdukurit gjatë luftës si dhe kanë mohuar zërat se takimi i sotëm do të zhvillohet në nivel teknik.

Këtë fakt e përsëriti edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se synimi është përmbyllja e procesit. Kryeministri ia ka besuar rolin e koordinatorit, Skëndet Hysenit, i cili do të udhëtojë në Bruksel së bashku me Ibrahim Makollin, kreun e delegacionit për çështjen e të zhdukurve. Këta të fundit pritet të përgatisin dhe draftin final përsa i përket çështjes së të zhdukurve gjatë luftës.

Pas 20 muajsh ndërprerje, Kosova dhe Serbia rifiluan dialogun më 16 korrik. Në takimin e një jave më parë, Hoti dhe Vuçiç biseduan për çështjen e të zhdukurve dhe planet ekonomike. Pas takimit, Borrel tha se palët shfaqën ndasi, por njëkohësisht treguan gatishmëri për të vazhduar dialogun.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi 23 korrik 2020 skender hyseni dialogu kosove-serbi 23 korrik 2020 skender hyseni

Sondazh

Poll