Bota

Limaj befason: S’kam qenë i informuar për emërimin e Hysenit si koordinator i dialogut Kosovë-Serbi

23 Korrik 2020, 05:18 Nga DOSJA
Limaj befason: S’kam qenë i informuar për emërimin e

KOSOVË- Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet se nuk ka qenë i informuar për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialogun Kosovë-Serbi. Në një intervistë në televizionin T7 në Kosovë, Limaj tha se: Nuk kam qenë i informuar për koordinatorin, por është çështje e kabinetit. Pse e ka emëruar nuk e di.

Më tej ai u shpreh se është i rezervuar rreth kësaj çështje për shkak se nuk e di saktësisht pse është emëruar Hyseni koordinator për dialogun. Limaj shtoi se për takimet me Serbinë janë dakorduar të gjithë partnerët e koalicionit, por bën me dije se ka vërejte për çfarë është biseduar.

Nuk e kemi ditur se për çfarë është biseduar. Por për përgatitje po. Kemi pasur platformën e përbashkët. Nga temat që janë biseduar kemi vërejtjet tona si Nismë. Zoti Sherifi ka dërguar vërejtjet tona. Rreziku është që po kthehemi në një dialog teknik. Fatkeqësisht tri vjet kemi humbur dialog palidhje. Për teka individuale. Jemi për dialog por për tema vitale. Nuk duam më dialog për normalizim, por për njohje reciproke”, u shpreh kreu i Nismës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi fatmir limaj skender hyseni dialogu kosove-serbi fatmir limaj skender hyseni

Sondazh

Poll