Politike

Mblodhi strukturat në Zvërnec/ Rama bën ‘lëvizjen’ në Vlorë, vendos Afrim Qendron nënkryetar të Bashkisë

22 Korrik 2020, 18:44 Nga DOSJA
Mblodhi strukturat në Zvërnec/ Rama bën

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka emëruar si nënkryetar të bashkisë Vlorë, ish-drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro. Lajmi është konfirmuar nga burime të Dosja.al në Bashkinë e qytetit bregdetar, ndërkohë që mësohet se lëvizja është bërë nga vetë kreu i qeverisë.

Mësohet se emërimi i Qendros është bërë gjatë takimit të Ramës në Vlorë me strukturat e PS-së, të mbledhur në Zvërnec për të mbështetur kryebashkiakun Dritan Leli, në zgjedhjet e ardhsme parlamentare nga të cilat kreu i PS-së kërkon të marrë 800 mijë vota.

Mesa duket Qendro ka vendosur paqe me socialistët pasi u largua menjëherë nga detyra gjatë kohës kur ishte në hetim për aferën e Unazës së Re me kompaninë “DH Albania”. Qendron pas shkarkimit si kreu i ARRSH për aferën e Unazës së Re, nuk e lanë që të hynte në zyrën e tij.

Ai tentoi të hynte në zyrën e tij pas shkarkimit, por punonjësit e tjerë nuk e lejuan që ai të shkelte as në korridore dhe e dëbuan prej andej. Pas tij në detyrë u caktua Sonila Qato. Megjithatë pavarëisht debateve brenda partisë, Qendro u shfaq aktiv në fushatën e PS-së në zgjedhjet lokale në qytetin e Vlorës, ku edhe mbështeti Dritan Lelin. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike afrim qendro afrim qendro tek bashkia e vlors bashkia vlore afrim qendro afrim qendro tek bashkia e vlors bashkia vlore

Sondazh

Poll