Art&Argëtim

“Kosova është Serbi”, shpërthejnë këngëtarët serbe ndaj Dua Lipës: Injorante që nuk i di faktet historike

22 Korrik 2020, 19:45 Nga DOSJA
“Kosova është Serbi”, shpërthejnë

SERBI– Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ishte një nga të parat që doli hapur kundër kompanisë “Apple” për mosvendosjen e kufijve të Kosovës në hartë.

Ajo në një postim të saj disa ditë më parë postoi hartën e Shqipërisë së madhe me nënshkrimin “Autoktonë”. Gjë nga e cila mori shumë komente negative nga fansat serb të këngëtares, të cilët po e akuzonin për përhapje urrejtje mes dy popujve.

Pas këtij postimi një këngëtare serbe ka reaguar duke sulmuar dhe ofenduar Dua Lipën. Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca në një intervistë për median serbe “Alo” ajo ka thënë:

Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, është shprehur këngëtarja serbe.

Kujtojme se Ceca ka qënë gruaja e kriminelit më të njouhur serb Arkanit i cili njihet si udhëheqësi i ushtrisë ‘Tigrat’ dhe akuzohet për maskakrat që ka bërë me popujt e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje Herzegovinës.

Një tjetër këngëtar që ka folur për këtë temë është edhe Aca Lucas, i cili ka akuzuar Duan se është e paguar politikisht.

Nuk është as Kosova në atë hartë të saj që ajo publikoi, vetëm Shqipëria. Është detyra ime të reagoj ndaj këtij rasti, dhe kushdo që hesht, le të heshtë. Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e saktë. Kosova është Serbi dhe për dallim nga Lipa, ajo nuk është ‘e paguar politikisht”, shtoi Aca.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa kosova serbia dua lipa kosova serbia

Sondazh

Poll