Art&Argëtim

Ku do bëhet dasma me Arbanën? Eduart Grishaj flet hapur, tregon më shumë për marrëdhënien me moderatoren, zbulon detajin

22 Korrik 2020, 19:18 Nga DOSJA
Ku do bëhet dasma me Arbanën? Eduart Grishaj flet hapur, tregon

TIRANE– Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Eduart Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale. Eduarti ka rrëfyer se ai dhe Arbana e kanë zgjedhur destinacionin e dasmës, edhe pse ende nuk kanë vendosur një datë.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura.”- tregoi ai.

Gjithashtu, Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë!

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar.”- ka thënë regjisori.

Ai dhe Arbana Osmani do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku së shpejti.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani dasëm eduart grishaj plane arbana osmani dasëm eduart grishaj plane

Sondazh

Poll