Art&Argëtim

Kim Kardashian reagon për herë të parë pas deklaratave që Kanye bëri kundër saj: Ai ka çrregullime bipolare, njerëzit j

22 Korrik 2020, 16:59 Nga DOSJA
Kim Kardashian reagon për herë të parë pas deklaratave

AMERIKE– Kim Kardashian po e përjeton shumë keq këtë situatë dhe zbuloi se partneri i saj vuan nga bipolariteti.

Reagimi i Kim ka ardhur me ne fund rreth gjithë zhurmës që ka krijuar Kanye online. Me anë të një sërë statusesh në Instagram, ajo ka folur në lidhje me shëndetin mendor dhe përvojën e tij me çrregullimin bipolar e deri tani lajmet mbi divorcin.

Tani është raportuar se Kim, është takuar me avokatët për procesin e divorcit për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënies së tyre, por Kim nuk e ka përmendur divorcin në reeagimin e saj.

Kim shkroi: “Siç e dini shumë prej jush, Kanye ka çrregullime bipolare. Kushdo që e ka këtë problem ose njeh persona në jetën e tyre e di se është tepër e ndërlikuar dhe e dhimbshme të kuptohet. Asnjëherë nuk kam folur publikisht se si kjo ka ndikuar tek ne, në shtëpi sepse unë kam dashur të mbrojë fëmijët mi dhe të drejtën e Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij. Por sot, më duket sikur duhet ta komentoj për shkak të thashethemeve dhe konceptimeve të gabuara në lidhje me shëndetin mendor. Ata që e kuptojnë sëmundjen mendore apo edhe sjelljen e detyrueshme e dinë që familja është e pafuqishme ndaj personit me probleme, përveç nëse personi është i mitur. Personat që nuk janë në dijeni mund të jenë gjykues. Njerëzit të cilët nuk janë të vetëdijshë mund të jenë gjykues dhe të mos e kuptojnë që vetë individi duhet të angazhohet në procesin e marrjes së ndihmës, pavarësisht se sa shumë përpiqen familja dhe miqtë. E kuptoj që Kanye është subjekt i kritikave sepse ai është një personazh publik dhe se veprimet ndonjëherë mund të shkaktojnë mendime dhe emocione të forta. Ai është një person i shkëlqyer, por i ndërlikuar që në krye të presioneve të të qenit artist dhe një njeri i zi, i cili përjetoi humbjen e nënës së tij, dhe duhet të merret me presionin dhe izolimin që theksohet nga çrregullimi i tij bipolar. Ata që janë afër me Kanye e dinë zemrën e tij dhe i kuptojnë fjalët e tij që disa herë nuk përputhen me qëllimet e tij.

Sjellja e reperit në javët e fundit ka ngritur shqetësimin se ai është në mes të një krize të shkaktuar nga çrregullimi i tij bipolar- një gjendje për të cilën ka folur publikisht në të kaluarën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll