Art&Argëtim

“E thënë shumë mirë”/ U ‘masakrua’ nga fansat serb për çështjen e Kosovës, “vjehrra” e Dua Lipës nuk kurseh

22 Korrik 2020, 15:25 Nga DOSJA
“E thënë shumë mirë”/ U ‘masakrua’

SHBA- Dua Lipa, këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, ishte një nga të parat që doli hapur kundër kompanisë “Apple” për shtimin e Kosovës në hartën e botës. Ajo në një postim të saj disa ditë më parë postoi hartën e Shqipërisë së madhe me nënshkrimin “Autoktonë”. Gjë nga e cila mori shumë komente negative nga fansat serb të këngëtares, të cilët po e akuzonin për përhapje urrejtje mes dy popujve.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja postoi një mbishkrim ku sqaroj se harta e hedhur nga ajo disa ditë më parë nuk kishtë për qëllim të nxiste urrejtje, por për të treguar se ishte krenare për origjinën e saj.

“Thjesht dua që vendi im të prezantohet në hartë dhe të kem mundësinë të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I nxis të gjithë të jenë krenarë për origjinën e tyre dhe të dëgjojnë e të mësojnë nga njëri-tjetri. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë,”– shkroi Dua në postimin e saj.

Por në këtë postim ajo që ka marrë vëmendje është komenti i mamasë se Anwar Hadid, të dashurit të Duas, Yolanda Hadid.

“E thënë shumë mirë”, ka qënë komenti i ‘vjehrrës së Duas’, e cila ka treguar
hapur mbështetjen e saj për këngëtaren.

(I.A./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa yolanda hadid dua lipa yolanda hadid

Sondazh

Poll