Art&Argëtim

Zyrën e ka pak metra larg, Rama shkon tek Pallati i Kongreseve me “Lincoln”, vëmendjen s’ja tërheq më kollarja, sytë

22 Korrik 2020, 15:40 Nga DOSJA
Zyrën e ka pak metra larg, Rama shkon tek Pallati i Kongreseve me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar sot në takimin e Këshillit Politik me opozitën e re. Pak para nisjes së takimit, Rama ka ardhur me mjetin e tip “Lincoln” nga Kryeministria tek Pallati i Kongreseve edhe pse distanca është shumë e vogël.

I veshur me xhaketë gri, e me pantallona të zeza, kryeministri duket se nuk ka më karvatën, aksesorin e tij të preferuar. Edhe pse me ngjyra, ajo që ka marrë vëmendjen në veshjen e kryeministrit ka qënë sërish maska. E zezë dhe e qëndisur me një shqiponjë dykrenare, duket se kreu i qeverisë nuk ka ndërmend ta shkelë aktin normativ të vendosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Megjithatë duket se vetëm Rama po e respekton rregullin, pasi pak para tij kaluan edhe pjesëmarrësit e tjerë në takim, të cilët nuk kishin vendosur maskë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll