Art&Argëtim

”Jeni testuar ndonjëherë?”, Emina Cunmulaj realizoi testin e COVID-19, publikon pamjet gati duke vjellë: Sikur do më dal

22 Korrik 2020, 18:37 Nga DOSJA
”Jeni testuar ndonjëherë?”, Emina Cunmulaj realizoi testin

AMERIKE- Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe ka treguar hap pas hapi të gjithë procedurën për ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja shqiptare, asistohet nga një profesioniste e cila i kryen tamponin në një ambient jashtë shtëpisë së saj.

Përpos rezultatit ajo ka publikuar pamje në story dhe ka treguar se ka qenë një nga testet më të vështira që ka realizuar në jetën e saj. Modelja shton se gjatë testit u ndje sikur do t’i dilnin sytë nga vendi.

A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo teksa ka publikuar videon ku është gati të vjellë pasi ka bërë testin.

Emina ndan shpesh herë eksperienca të tilla private nga familja e saj, por një gjë e tillë ishte e nevojshme për t’u parë nga të gjithë ata që mendojnë akoma se virusi është një shaka.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz emina cunmulaj koronavirusi modele emina cunmulaj koronavirusi modele

Sondazh

Poll