Aktualitet

Ishte infiltruar nga Inteligjenca iraniane, 29-vjeçari dëbohet nga Shqipëria, dyshohej për veprimtari agjenturore kundër mu

22 Korrik 2020, 13:50 Nga DOSJA
Ishte infiltruar nga Inteligjenca iraniane, 29-vjeçari dëbohet nga

TIRANË -Një 29-vjeçar nga Irani me nënshtetësi italianë, është shpallur non-grata nga autoritetet shqiptare. Daniel Kassrae dyshohet për veprimtari agjenturore kundër muxhahedinëve në Shqipëri.

Të riut do t’i ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme. Vendimi për dëbimin e tij është firmosur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Daniel Kassrae ishte infiltruar nga Ministria Iraniane e Inteligjencës. Ai ishte shfaqur shpesh në kampin e Muxhahedinëve në Durrës dhe ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK. Tashmë ai pritet të dëbohet drejt Italisë në orët në vijim.

Nga Shqipëria janë dëbuar më herë edhe shtetas të tjerë iranianë. Në 2018-ën u dëbua edhe krye-diplomati i Ambasadës iraniane në vendin tonë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel kassrae iraniani debohet nga shqiperi daniel kassrae iraniani debohet nga shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 13:11

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e punimeve në bllokun e banimit “Enver Preza” në Sauk.  Bashkia e Tiranës sapo ka për...