Aktualitet

Studimi i Akademisë së Shkencave për COVID-19, Liljana Shyqyriu: Ka shumë problematika nuk është i besueshëm

22 Korrik 2020, 12:21 Nga DOSJA
Studimi i Akademisë së Shkencave për COVID-19, Liljana Shyqyriu:

TIRANË- Liljana Shyqyriu, anëtare e task-forcës anti-COVID të ngritur pranë opozitës, ka reaguar sot për studimin e Akademisë së Shkencave për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një reagim në mediat sociale, Shyqyriu shprehet se studimi nuk krijon besueshmëri, pasi prevalenca 7% nuk është hasur as në vendet më të goditura nga pandemia dhe në fillim të korrikut situata në Tiranë nuk mund të ishte aspak në këto shifra. Më tej ajo gjen dhe një problem tjetër në studim siç është kampionimi i vogël dhe i pa shoqëruar me asnjë kriter për popullatës që studiohet.

REAGIMI I PLOTË

Akademi e keqperdorur. Para disa ditesh u publikua nje studim i bere ne lidhje me seroprevalence e SARS-COV-2 ne vendin tone. Cfare percolli ky studim per qytetaret dhe sa i vlefshem eshte per pjesen shkencore. Dy gjetjet kryesore ne aspektin shkencor ishin : 1. Prevalenca e COVID 19 ne popullaten e Tiranes ishte 6-7 % 2. Vdekshmeria nga COVID ishte 0.1 %

Si ne te gjitha parametrat e epidemise ne vendin tone dhe keto dy gjetje te studimit nuk krijojne besueshmeri sepse: 1. Prevalenca 7% nuk eshte hasur as ne vendet me te goditura nga pandemia dhe ne fillim te korrikut situata ne Tirane nuk mund te ishte aspak ne keto shifra. 2. Vdekshmeria sot boterisht luhatet nga 0.5- 1%. Tek ne kjo vdekshmeri eshte pothuaj 10 here me e ulet.

Kampioni i vogel qe u perdor per studim, numrat e vegjel (2.5,apo 10) te pashoqeruar me asnje kriter per popullaten qe po studiohet te bejne te humbasesh besueshmerine dhe te sigurojne perseri qe pergjigja shqiptare ndaj COVID nuk po arrin akoma ne nivele profesionale apo ne nivele shkencore. Persa i perket vendimmarreseve ky studim transmetoj keshillat per vazhdimin e nderprerjes se masave lehtesuese , mbylljes se aktiviteteve te bizneseve dhe mbylljen e mjediseve akademike.

Ne lidhje me qytetaret arriti ne perfundimin qe vetem izolimi na ka shpetuar nga sars-cov-2. Pra asnje nga perfundimet nuk dha orientimin e duhur per situaten ne te cilen ne ndodhemi. Vazhdojme te pranojme ne heshtje nepermjet fakteve te perditshme qe e vetmja zgjidhje per te njohur perhapjen e epidemise eshte rritja e numrit te testimeve dhe gjurmimi sa me i shpejte i personave te kontakteve.

Pak ditë më parë Akademia e Shkencave ka kryer një studim në lidhje me imunitetin e popullatës 5 muaj pas shpërthimit të COVID-19. Sipas studimit, deri në qershor, infeksioni në komunitet është përhapur me shpejtësi, duke qenë larg imunitetit të tufës. Studimi u krye nga akademiku Genc Sulçebe dhe Prof.dr, Alban Ylli në shërbimin e imunologjisë pranë QSUT. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave liljana shyqyriu situata e covid19 akademia e shkencave liljana shyqyriu situata e covid19

Sondazh

Poll