Aktualitet

Kaos në konsullatën shqiptare në Selanik, emigrantët përballen me radhët e gjata

22 Korrik 2020, 13:50 Nga DOSJA
Kaos në konsullatën shqiptare në Selanik, emigrantët

GREQI– Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë denoncuar në rubrikën ‘Kallëzo’ në tvklan.al situatën e krijuar në konsullatën shqiptare në Selanik.Në video denoncimin e tyre, duken qartë radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë që po presin të marrin shërbim.

Sipas tyre, të gjithë janë paraqitur në konsullatë sipas orarit që ju është caktuar në portalin e-Albania për të tërhequr pasaportat apo për të bërë aplikimin për dokumentet e reja të identifikimit pas skadencës.

 

Emigrantët shqiptarë thonë se askush nuk u jep përgjigje nga konsullata shqiptare në Selanik për radhët e gjata që janë krijuar.

Kujtojmë se për shkak të kësaj situate të krijuar në konsullatën shqiptare në Selanik, nuk respektohet as distanca fizike në kuadër të masave anti-covid.

Marrë nga Tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet shqiptare greqi emigrantet shqiptare greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 13:11

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e punimeve në bllokun e banimit “Enver Preza” në Sauk.  Bashkia e Tiranës sapo ka për...