Aktualitet

“Pashë projektin e Teatrit të Ri”, Ndrenika: Vërejtjet e PD dhe AMT janë pasqyruar, në territorin e TK nuk do të ndër

22 Korrik 2020, 13:42 Nga DOSJA
“Pashë projektin e Teatrit të Ri”, Ndrenika:

TIRANË -Aktori Robert Ndrenika është shprehur, se në truallin e Teatrit Kombëtar, nuk do të ndërtohen kulla. Në një prononcim për gazetaren Fatmira Nikolli, aktori thotë se regjisori Altin Basha, drejtori i TK, Hervin Çuli dhe inxhinieri, e ftuan që të shihte skicat dhe projektin e ndërtimit të  Teatrit të Ri.

Ndrenika ka falenderuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për vërejtjet dhe kërkesat, duke shtuar, se janë pasqyruar në projekt.

Reagimi i Ndrenikës

“Falënderim!

Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim (për dijeni edhe të mikes sime, gazetares Fatmira Nikolli) dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin.
Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë.
Me respekte të ndërsjella,
Robert Ndrenika”

Aktori Robert Ndrenika është një nga artistët që ka firmosur për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Megjithatë në dokumentin e firmosur nga Ndrenika, nuk përcaktohej vullneti i artistëve për shembjen e Teatrit të vjetër.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet projekti i teatrit kombetar robert ndrenika projekti i teatrit kombetar robert ndrenika

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 13:11

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e punimeve në bllokun e banimit “Enver Preza” në Sauk.  Bashkia e Tiranës sapo ka për...