Aktualitet

Vrau fqinjin pasi të afërmit e tij i dhunuan nënën, Gjykata e Fierit lë në burg Alionid Saliajn

22 Korrik 2020, 11:09 Nga DOSJA
Vrau fqinjin pasi të afërmit e tij i dhunuan nënën, Gjykata

FIER– Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest me burg” për Alionid Saliajn, i cili pak ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij, Përparim Seati pas një konflikti. Sherri mes tyre nisi, pasi të afërmit e viktimës pak momente para vrasjes, kishin dhunuar nënën e 31-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta. Ajo u dërgua menjëherë drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Për Gazmend dhe Agron Seatin, Gjykata e Fierit vendosi detyrim paraqitje.

Më 18 korrik, Aliond Saliaj plagosi me thikë fqinjin e tij Përparim Seati 46 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spital, si pasojë e plagëve të marra. Pak përpara se të ndodhte vrasje, nipi dhe vëllai i viktimës, kishin dhunuar nënën e autorit, duke e goditur me sende të forta. Familjet nuk flisnin prej kohësh, ndërsa kryeplaku i fshatit bëri me dije, se 5-6 vite më parë ata kishin një konflikt për tokat, por më pas nuk kishte pasur më ankesa.

 

 

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll