Aktualitet

Situata e rënduar me koronavirusin, Manastirliu: Gati hapja e COVID3, jemi përgatitur për skenarin vjeshtë-dimër

22 Korrik 2020, 12:45 Nga DOSJA
Situata e rënduar me koronavirusin, Manastirliu: Gati hapja e COVID3, jemi

TIRANË- Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë sot tek sptali COVID3 ku ka bërë me dijes e është rekrutuar stat i ri mjekësor dhe janë drejt përfundimit të gjitha përgatijet për hapjen e këtij spitali.  Ministrja gjatë inspektimit tha se janë duke u përgatitur për të patur burime të nevojshme njerëzore për çdo situatë që mund të ndodhë në të ardhmen me COVID-19.

Jemi duke u përgatitur për të patur burime njërëzore të nevojshme për strukturën e spitalit COVID3, pra ish-kirurgjitë dhe për spitalin COVID4 që është në aksin Tiranë-Durrës. Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me eksperiencë”, tha Manastirliu, gjatë inspektimit të spitalit COVID3.

Më tej ministrja e Shëndetësisë deklaroi se po përgatitet plani i veprimit për vjeshtë-dimrin, bazuar mbi një strategji të qartë.

Kemi një strategji të detajuar në raport me situatën që presim, pra për situatën e vjeshtë-dimrit. Dhe plani i detajuar, parashikon disa komponentë të rëndësishëm dhe fuqizimin e tyre. Duke filluar nga testimi, duke vijuar nga kapacitetet spitalore, duke vazhduar tek burimet njerëzore, të cilat janë aseti ynë më i çmuar. Ndaj jemi duke mundësuar që skuadrat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të gatshëm që në momentin që do të duhet, t’I kemi gati dhe të jenë të trajnuar”, tha Manastirliu.

Vizita e ministres në COVID3 vjen në një situatë të rënduar të COVID-19. Një ditë më parë, në raportimin e të dhënave për 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë konfirmuar 119 raste në gjithë vendin dhe 4 pacientë humbën jetën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ogerta manastirliu spitali covid3 masat kunder covid 19 ogerta manastirliu spitali covid3

Sondazh

Poll