Aktualitet

Dhunoi kunatin, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë, pranga edhe një tjetri për kultivim kanabisi

22 Korrik 2020, 12:48 Nga DOSJA
Dhunoi kunatin, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë, pranga edhe

VLORË -Policia e Vlorës ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale L.O., për dhunë ndaj kunatit të tij. I I riu me banim në Levan, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Po ashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër me iniciale S.L., banues në Kaninë. 31-vjeçari kishte përgatitur mbjelljen e disa bimëve të dyshuar si kanabis dhe u kap në flagrancë në parcelë.

Dy të arrestuarit do të dalin përballë trupit gjykues, për t’u njohur me masën e sigurisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32-vjeçari në fier dhuna ne familje arrestohet 32-vjeçari në fier dhuna ne familje

Sondazh

Poll