Aktualitet

“Vajzën e kisha të dashur”/Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit nga Kruja: Donte vetë të rrinte me mua, s’i kam dhënë ku

22 Korrik 2020, 10:11 Nga DOSJA
“Vajzën e kisha të dashur”/Zbardhet dëshmia e

TIRANË- Alket Brata, 23-vjeçari nga Kruja i cili është arrestuar pasi akuzohet nga e mitura Xh.Xh., se ka qenë njëri prej personave që e ka shfrytëzuar për prostitucion, ka mohuar akuzat. Në dëshminë e tij në polici, i riu, që siç raportoi një burim për dosja.al, ka thënë se me vajzën ishte i lidhur dhe nuk e ka kuptuar pse ajo e akuzon se e ka shfrytëzuar për prostitucion. “Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe nuk e kam shfrytëzuar asnjëherë për prostitucion”.,-është shprehur ai. 

Brata thotë se do të donte të dinte pse vajza e ka akuzuar se e ka droguar dhe e ka përdorur për prostitucion. “Pretendimet e vajzës janë të pavërteta, pasi nuk e kam shfrytëzuar për prostitucion apo drogë. Me vajzën kisha lidhje dashurore dhe e kam trajtuar si të dashurën time. Ndaj, as që e kam menduar ta trajtoja ndryshe dhe ta përdorja për prostitucion. Nuk e di cili është qëllimi i saj që ka gënjyer, por do të doja shuma të dija. Ajo ka ardhur vetë dhe më ka kërkuar të qëndronte me mua, pasi nuk donte të qëndronte në shtëpi, sepse kishte debatuar me nënën e saj. Do të doja të përballesha me vajzën, në mënyrë që ajo të tregohet e sinqertë, pasi unë s’e kam shfrytëzuar kurrë për prostitucion”, -ka thënë i riu.

Por çfarë thoshte  e mitura në dëshminë e saj?

Xh.Xh, në dëshminë e saj thoshte se Alket Brata i ka dhënë kokainë dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me disa persona, njëri prej tyre i njohur si L., “Barkmadhi”.

“Por në hotel erdhi shtetasi A. B. më dha kokainë për të pirë dhe më tha më pas të futesha në dush. Kreu marrëdhënie me mua dhe më pas ai thirri dy shokët e tij në korridor dhe ju tha të kryenin marrëdhënie me mua. Pastaj ata u larguan dhe më mbyllën derën me çelës. Mbaj mend se fjeta në të njëjtin krevat me ata të dy, A.B. më futi duart në fyt dhe më kërkoi të kryeja marrëdhënie edhe me L. Në darkë shkuam në Nikël, në një lokal, A. B mori katër persona në makinë dhe mua më ulën te prehri i njërit prej tyre që kishte bark të madh dhe që quhej L. Shkuam te shtëpia e A. B, aty ishte vetëm i ati. A. B telefonoi edhe persona të tjerë pasi konsuamuan kOkainë dhe nuk u mjaftoi A. doli për të gjetur kokainë”, është kjo një pjesë e dëshmisë së vajzës.

I riu u prangos tri ditë më parë në Tiranë pasi po lëvizte pa patentë, ndërsa më herët policia kishte arrestuar 5 pjesëtarët e tjerë të grupit, gjatë operacionit ‘Nikla’, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar seksualisht të miturën. Brata akuzohet edhe për vënien e tritolit, ndaj vajzës pas denoncimit të saj në polici, por edhe kjo akuzë nuk është pranuar prej tij. I riu doli dje para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, e kërkuar nga prokurori Florjan Bonjaku dhe e pranuar nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket brata arretohet alket brata operacioni nikla alket brata arretohet alket brata operacioni nikla

Sondazh

Poll