Bota

Shifra të frikshme në Kosovë/ 6 viktima dhe 241 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

22 Korrik 2020, 13:36 Nga DOSJA
Shifra të frikshme në Kosovë/ 6 viktima dhe 241 raste të

KOSOVË– Kosova  nuk po gjen qetësi sa i takon situatës së pandemisë Covid-19 që është krijuar prej muajit mars.

Javët e fundit është rritur ndjeshëm si numri i rasteve të reja edhe numri i pacientëve që nuk i bëjnë dot ballë këtij virusi.

Ndërkohë sipas njoftimit të autoriteteve në Kosovë, brenda  24  orëve të fundit  është regjistruar rekord rastesh të reja me koronavirus në Kosovë. IKShPK ka bërë me dije se janë konfirmuar 241 raste pozitive, ndërsa kanë humbur jetën edhe 6 pacientë të tjerë që morën  trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv në Prishtinë.

  “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.  Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.”- thuhet në njoftimin e IKShPK.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 13:13

Të enjten në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

BRUKSEL-Në Bruksel do të takohen (me 23.07) përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar temat që janë hapur në takimin e nivelit të lartë,...