Aktualitet

(EMRAT) Shkatërrimi i grupit të drogës nga policia italiane dhe shqiptare, zbulohet identiteti i të arrestuarve në vendin t

22 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
(EMRAT) Shkatërrimi i grupit të drogës nga policia italiane dhe

TIRANË -Ditën e sotme, policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare shkatërruan një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas Policisë së Shtetit, në vendin tonë u arrestuan 2 persona, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndodhet në Itali.

Mësohet se në Shqipëri janë arrestuar Elion Hysnebelliu 40 vjeç banues në Bathore dhe Jurgen Duka (Mëziri) 38-vjeç, banues në Kamzë. Këta shtetas pas arrestimi pritet të ekstradohen drejt shtetit fqinj.

Policia italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, finalizuan operacionin “Riviera”, ku u godit një grup i trafikut të drogës. Në pranga ranë 16 persona, dy prej të cilëve u arrestuan në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër në Itali.

Grupi fuste sasi të mëdha droge në Itali, ndërsa zotëronte municione të shumta. Banda kriminale siguronte kokainë nga Kolumbia, ndërsa marijuanën e sillte nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  Pjesë e bandës ishte edhe një minoren, i cili kishte për detyrë përzierjen e drogës, shpërndarjen e saj dhe arkëtimin e të ardhurave. Hetimi për grupin nisi në vitin 2018, pas sinjalizimit të autoriteteve italiane nga policia kolumbiane. Shqiptarët u vunë më pas nën përgjim, nga i cili u zbulua edhe aktiviteti i grupit mes Shqipërisë, Italisë dhe Kolumbisë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll