Shpërthimi në Elbasan, policia jep detajet: 3 punëtorët e Alba Gaz u plagosën për shkak të rrjedhjes së gazit… zjarrfi
22 Korrik 2020, 09:14Nga DOSJA
ELBASAN- Policia e Shtetit bën me dije se shpërthimi në Elbasan ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit. Në një njoftim paraprak, PSH bën me dije se zjarrfikëset ndodhen atje për të shmangur një shpërthim tjetër, dhe saktësojnë se tri punonjësit e plagosur që ndodhen në gjendje të rëndë, tashmë ndodhen në spitalin e Elbasanit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundëshem. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në fabrikën “Alba Gaz” në Elbasan, ku në repartin e Oksigjenit ka patur një rrjedhje gazi e cila ka sjellë plagosjen e rëndë të 3 prej punonjësve, ndërsa 4 të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta. Qemal Mullahi, 61 vjeç, Osman dhe Eduart Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir janë plagosur dhe ndodhen në spital.
ELBASAN- Tre punonjës të fabrikës “Alba Gaz” janë plagosur rëndë për shkak të një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30. Fabr...
TIRANË- Policia e Shtetit ka treguar detaje nga operacioni “Riviera” i kryer bashkë me autoritetet në Itali. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije...
KOSOVË -Ditën e nesërme, Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel. Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka bërë m...
TIRANË -Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë grumbulluar sërish ditën e sotme përpara Prokurorisë së Posaçme. Ata kërkojnë që ky organ...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo në një reagim në mediat sociale shkruan se virusi SARS-COV2, i njohur si COVID-19 është vdekjeprurës.Kalo shprehet se virus...
ITALI-Në orët e para të mëngjesit autoritetet italianë në bashkëpunim me ato shqiptare kanë finalizuar një operacion të madh kundër trafikut të drogës të koduar...
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Shkodër është shkakruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi i KPK është dhënë sot, ku thuhet se Kryezi...
TIRANË- Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të drogës. të koduar “Riviera”. Sipas informacione...