Aktualitet

Shpërthim u fuqishëm tek “Alba Gaz” në Elbasan, 3 punonjës të plagosur në gjendje të rëndë, babë e bir punonin tek

22 Korrik 2020, 08:42 Nga DOSJA
Shpërthim u fuqishëm tek “Alba Gaz” në Elbasan, 3

ELBASAN- Tre punonjës të fabrikës “Alba Gaz” janë plagosur rëndë për shkak të një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30. Fabrika e vendosur në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan dyshohet se ka patur probleme me tubin që furnizonte me gaz repartin e Oksigjenit, që ka qenë i vendosur në uzinën 12 të “Alba Gaz”. Nga shpërthimi janë plagosur në total 7 punonjës, por 3 kanë patur dëmtime të rënda, ndërsa të tjerët nuk kanë patur nevojë as për të shkuar në spital, pasi kanë kaluar dëmtime të lehta.

Punonjësit e plagosur në pjesë të ndryshme të trupit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën mjekësore. Emrat e tyre janë: Qemal Mullahi, 61 vjeç, Osman dhe Eduart Bendaj, 69 dhe 42 vjeç, babë e bir.

Policia e Shtetit konfirmoi se ishte gazi shkaku i shpërthimit në uzinë dhe rrjedhja që solli plagosjen, por vazhdojnë hetimet për të parë nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo gabim njerëzor që solli rrezikimin e jetës së tri punonjësve, dy prej të cilëve janë babë e bir.

SHËNIM: Artikulli është në përditësim me të dhënat që vijnë nga terreni, dhe mund të ndryshojë në varësi të informacionit që vjen në redaksi. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart bendaj osman bendaj qemal mullahi shperthimi tek alba gaz ne elbasan eduart bendaj osman bendaj qemal mullahi shperthimi tek alba gaz ne elbasan

Sondazh

Poll