Aktualitet

Operacioni “Riviera” në bashkëpunim me autoritetet në Itali, Policia: Janë arrestuar 16 persona, hetimet kanë nisur që

22 Korrik 2020, 08:56 Nga DOSJA
Operacioni “Riviera” në bashkëpunim me autoritetet në

TIRANË- Policia e Shtetit ka treguar detaje nga operacioni “Riviera” i kryer bashkë me autoritetet në Itali. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se hetimet kanë filluar që në vitin 2018 dhe në pranga kanë rënë 16 persona. 

Më tej shtohet se operacioni “Rivera” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, ku janë arrestuar 14 persona në Itali dhe 2 në Shqipëri. Në Shqipëri janë arrestuar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç, të cilët do të ekstradohen në Itali. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çon në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri. Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK INTERPOL Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale në PSH, DVP Tiranë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Romë e Bari dhe në ambasadën italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “Riviera”. Operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimafia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal. Operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët tregojnë vendosmërinë dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe besueshmërinë që po fiton përditë e më tepër tek partnerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni italo shqiptar operacioni rivera policia e shtetit operacioni italo shqiptar operacioni rivera policia e shtetit

Sondazh

Poll