Bota

10-vjetori i njohjes së Pavarësisë nga Gjykata e Hagës, Thaçi: Ne kemi besuar gjithnjë tek drejtësia ndërkombëtare, edh

22 Korrik 2020, 08:32 Nga DOSJA
10-vjetori i njohjes së Pavarësisë nga Gjykata e Hagës,

KOSOVE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sot 10-vjetorin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës me vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti, i cili disa ditë më parë ishte në Hagë për t’u pyetur nga Dhomat e Specializuara pas ngritjes së aktakuzës për të dhe disa zyrtarë të tjerë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, thotë se Kosova ka besuar gjithmonë tek drejtësia ndërkombëtare.

POSTIMI I PLOTË: 

Si sot 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 10 vite nga vendimi i hages per kosoven hashim thaci 10 vite nga vendimi i hages per kosoven hashim thaci

Sondazh

Poll