Aktualitet

Serbia dhe Kosova takohen nesër në Bruksel, zbardhen temat e diskutimit, ja kush do të përfaqësojë Prishtinën zyrtare në

22 Korrik 2020, 08:55 Nga DOSJA
Serbia dhe Kosova takohen nesër në Bruksel, zbardhen temat e

KOSOVË -Ditën e nesërme, Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë takimin e radhës në Bruksel. Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ka bërë me dije, se temat e diskutimit do të jenë bashkëpunimi ekonomik, çështja e të zhdukurve dhe të zhvendosurve gjatë luftës, si dhe angazhimet e Prishtinës zyrtare në dialog.

Ne do të flasim kryesisht për bashkëpunimin ekonomik, si të kthehemi në tregun tonë në Kosovë, ku mallrat serbe janë dëbuar për më shumë se 20 muaj”, tha Gjuriç për mediat serbe.

Ndërkohë Kosova do të përfaqësohet me zv.kryeministrin Driton Selmanaj dhe kreun e delegacionit për çështjen e të zhdukurve, Ibrahim Makolli. Mësohet se ata do të nisen ditën e sotme në Bruksel, shkruan “Klan Kosova”.

Përveç bisedimeve për personat e zhdukur, ata do të diskutojnë edhe për çështje të cilat u prekën nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pjesë e takimit, mund të jetë edhe Skënder Hyseni, i cili është caktuar koordinator për dialogun Kosovë-serbi.

Në takimin e një jave më parë, me ndërmjetësimin e përfaqssuesit të Lartë të BE, Joseph Borrel dhe ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, Hoti dhe Vuçiç folën për çështjet e të zhdukurve gjatë luftës, si dhe heqjen e barrierave ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Në përfundim të takimit, Borrel tha se palët shfaqën ndasi për shumë tema, por shprehën gatishmërinë për të vijuar dialogun.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni kosovar dialogu kosove-serbi delegacioni kosovar dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll