Aktualitet

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, në pranga 23 persona, grupi sillte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia

22 Korrik 2020, 08:20 Nga DOSJA
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, në

ITALI-Në orët e para të mëngjesit autoritetet italianë në bashkëpunim me ato shqiptare kanë finalizuar një operacion të madh kundër trafikut të drogës të koduar “Riviera”. Në pranga ranë 20 persona, për të cilët Gjykata e Bolognas kishte kërkuar arrestim. Grupi zotëronte municione të shumta, ndërsa pjesë e tij ishin edhe minorenë.

Gjatë operacioni u sekuestruan të mira materiale me vlerë 150 mijë euro. Sipas mediave italiane, në Shqipëri u arrestuan 3 persona, pjesë të grupit kriminal.

Hetimet për grupin nisën në maj të 2018-ës, pas një sinjalizimi nga policia kolumbiane. Autoritetet italiane ndërkohë ranë në gjurmët e një shtetasi kolumbian, i cili kishte ardhur në Itali për të bërë ujdinë, për drogën që do të transferohej nga Kolumbia.

Në hetim e sipër, Prokuroria e Bolognas arriti që të binte në gjurmët e një grupi të narkotrafikut, me shumicë shqiptare, e cila kishte lidhje të forta në Itali dhe merrej me trafikun e drograve të ndryshme.

Grupi ndërkohë sillte sasi të mëdha kokaine dhe heroine nga veriu i Europës dhe Kolumbia, ndërsa marijuanën e siguronte nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Hetimet gjithashtu kanë zbuluar, se kokaina vinte në formë të lëngshme në Itali dhe më pas transformohej nëpërmjet përzierësve të ndryshëm.

Banda dispononte armë zjarri të fuqishme, mes të cilëve në pushëk e kalibrit 12mm e cila ishte e vjedhur. Grupi ishte i lidhur mirë, ndërsa pjesë e tij ishte edhe një minoren, i cili kishte detyra specifike në përgatitjen e lëndës narkotike, si dhe gjetjen e klientëve. Njëkohësisht banda e shqiptarëve transportonte marijuanë edhe drejt Austrisë.

Marrë dhe përshtatur nga Campobellonews

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni riviera operacioni riviera

Sondazh

Poll