Aktualitet

Pasuria ‘djeg’ Selim Kryeziun, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Shkodrës

22 Korrik 2020, 07:58 Nga DOSJA
Pasuria ‘djeg’ Selim Kryeziun, KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit

TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Shkodër është shkakruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi i KPK është dhënë sot, ku thuhet se Kryeziu ka rezultuar me probleme.

Mësohet se ka qenë pasuria ajo që ka ‘djegur’ Kryeziun, i cili nga hetimet rezultoi me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë në vitin 2005 dhe 2015; përkatësisht në vlerat e 204 mijë dhe 1.4 milionë lekëve. 

Gjatë këtyre viteve, subjekti i rivlerësimit ka deklaruar vit pas viti kursime në cash, por në asnjë rast nuk deklaron pakësimin e tyre me qëllim investimet në pasuri të patundshme.

Kryeziu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Librazhdit. Ndërkohë, në vitin 2006, ai është emëruar inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2012 kaloi si gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Seanca ndaj Kryeziut u kryesua nga Valbona Sanxhaktari, ndërsa relatore ishte Etleda Çiftja dhe anëtare e trupës, Xhensila Pine. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit selim kryeziu shkarkohet gjyqtari kryeziu vettingu i gjyqtareve komisioni i pavarur i kualifikimit selim kryeziu shkarkohet gjyqtari kryeziu vettingu i gjyqtareve

Sondazh

Poll