Aktualitet

Goditet grupi italo-shqiptar, operacioni “Riviera” çon në pranga 16 persona, sekuestrohen 150 mijë euro pasuri dhe munici

22 Korrik 2020, 07:44 Nga DOSJA
Goditet grupi italo-shqiptar, operacioni “Riviera” çon

TIRANË- Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë finalizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të drogës. të koduar “Riviera”. Sipas informacioneve mësohet se dje ka nisur goditja e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Dy policitë që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur arrestimet, ku në pranga kanë përfunduar 16 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë. Mediat italiane shkruajnë, se në territorin shqiptar janë arrestuar 3 persona, ndërsa pjesa tjetër e grupit është kapur përtej Adriatikut. Por në një njoftim për mediat Policia e Shtetit njofton zyrtarisht për vetëm 2 të arrestuar në Shqipëri.

Grupi sillte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia, si dhe marijuanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një minoren, i cili kishte detyra specifike, në përgatitjen e drogës, gjetjen e klientëve dhe shitjen e lëndës narkotike.  Gjatë operacionit u seskuestruan municione të shumta si dhe të mira materiale me vlerë 150 mijë euro. Hetimi për grupin nisi në 2018-s, pas sinjalizimeve nga policia kolumbiane.

(A.B;G.Sh;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni italo shqiptar operacioni rivera policia e shtetit operacioni italo shqiptar operacioni rivera policia e shtetit

Sondazh

Poll