Aktualitet

Lejoi muzikën pas orës 20:00, gjobitet pronari i lokalit në Durrës. Policia: Theu Aktin Normativ të miratuar nga qeveria

22 Korrik 2020, 07:21 Nga DOSJA
Lejoi muzikën pas orës 20:00, gjobitet pronari i lokalit në

DURRËS- Pronari i një lokali në Durrës është biznesi i parë që gjobitet pas aktit normativ të miratuar nga qeveria për ndalimin e hapjes së lokaleve të natës dhe  ndalimin e muzikës pas orës 20:00.  Policia e Shtetit njofton se në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Po ashtu Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i vendos masë administrative.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij.

Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qeveria të hënën miratoi një Akt të ri Normativ që nuk lejon ushtrimin e aktivitetit të klueve të natës, diskove, lokaleve dhe të gjitha subjekteve të tjera të ngjashme. Po ashtu është ndaluar dhe muzika pas orës 20:00. Kundër këtij vendimi kanë dalë pronarët, artistët dhe qytetarë, dhe i kanë kërkuar qeverisë që ta anulojë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari i lokalit ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 gjobitet pronari i lokalit ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20

Sondazh

Poll