Aktualitet

Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë edhe për punëtorët sezonalë, kaos në Kakavijë dhe Kapshticë, radhë të gjatë pas b

22 Korrik 2020, 06:48 Nga DOSJA
Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë edhe për punëtorët

GREQI- Bllokimi i pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës nga pala greke, nuk lidhet me një problem teknik. Ndryshe nga sa u raportua paraditen e sotme se shkaku ishte  sistemi PLF që ishte dëmtuar, mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një ndalim të hyrjes në shtetin fqinj të shumë personave përfshirë këtu edhe punëtorët sezonalë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Mediat fqinje raportojnë se zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, ka bërë me dije se në Greqi mund të hyjnë vetëm rezidentët që kanë arsye thelbësore, ndërsa punëtorët sezonal duhet të presin datën 4 gusht për një njoftim të dytë. Të gjithë ata që kanë një leje qëndrimi në shtetin fqinj, duhet të ploësojnë formularin e pasagjerëve, PFL e më pas të hyjnë në Greqi.  Ky ka qenë edhe shkaku pse pala greke ka bllokuar sot hyrjen e shqiptarëve dhe të huajve të tjerë, për shkak të mos rakordimit të  sistemit PLF.

Deri sa sistemi të rakordohet shqiptarët nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi, e po edhe punëtorët sezonalë, dera për të cilët u pa se u hap në muajin maj. Shteti grek njoftoi të këtë të mërkurë se të gjithë punëtorët sezonalë që dalin nga Greqia para 4 gushtit nuk do të mund të hyjnë prapë, pasi sipas të dhënave ata cilësohen si një burim i mundshëm i përhapjes së COVID-19.  “Për shkak të karakteristikave epidemiologjike të vendeve të Ballkanit, ne morëm masa shtesë në pikat kufitare dhe filluam testime të gjera në kufirin tonë me Shqipërinë,” tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Greqia ka rikthyer kufizimet e rrepta për udhëtuesit dhe distancës sociale, si kufizimet me vendet me risk të lartë dhe inspektimet e shpeshta në bare dhe restorante.

(A.B;F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia mbyll doganen probleme ne doganen greke radha ne kakavije greqia mbyll doganen probleme ne doganen greke radha ne kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 20:29

TIRANË– Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka dhënë detaje lidhur me infektimin e tij nga pandemia e koronavirusit.I ftuar në emisionin “A show”, Buzhala t...