Aktualitet

Kryeinfermierja e Infektivit tregon sakrificat brenda spitalit në luftën kundër COVID-19, tregon VIDEON ku kullon çizmen e m

22 Korrik 2020, 07:16 Nga DOSJA
Kryeinfermierja e Infektivit tregon sakrificat brenda spitalit në

TIRANË- Ana Luca, kryeinfermierja e Spitalit Infektiv që zgjodhi të punojë me dëshirë gjatë pandemisë ka ndarë një video me ndjekësit, ku tregon sakrificën që bën çdo ditë për të ndihmuar pacientët.

Luca tregon momentin kur ajo zhvesh rrobat që e ndihmojnë të mos infektohet nga COVID-19, e cila është një uniformë që përfshinë kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskat. Teksa heq kostumin e mjekes, ajo shihet se është e mbuluar e gjitha në djersë. Në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen përmbysë, duket se janë mbushur me djersë.

Jane 5 muaj lufte…. me jane zbardhur floket…..me eshte rrudhosur fytyra… Por nuk me ka ikur buzeqeshja ?… SEPSE NE JEMI TE GJITHE BASHKE! NE JEMI NE LUFTE ME COVID 19! TE HESHTUR e TE PERKUSHTUAR! NE FLASIM ME GJUHEN E SHERBIMIT MJEKESOR NGA NJE ARMATE E TERE PERSONELI MJEKESOR!

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:31 #COVID19 #SpitaliInfektiv #QendraSpitaloreUniversitareNeneTereza”, shkruan Luca.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ana luca koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ana luca koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll