Aktualitet

Rindërtimi i pallateve jashtë Tiranës, qeveria bën gati fondin prej 160 milion dollarësh

21 Korrik 2020, 15:35 Nga DOSJA
Rindërtimi i pallateve jashtë Tiranës, qeveria bën gati

TIRANË -Qeveria shqiptare i ka akorduar 160 milion dollarë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për programin e rindërtimit. Ministri për Rndërtimin, Arben Ahmetaj bëri me dije, gjatë një mbledhje online, se vendimi do të kalojë nesër në Këshillin e Ministrave.

Më tej Ahmetaj sqaroi, se kjo shumë do të përdoret për pallatet jashtë Tiranës. Sipas tij, brenda shtatorit, shqiptarët do të shohin themelet me këtë program.

Nesër këshilli i ministrave kalon një vendim ku i akordon Fondit Shqiptar të Zhvillimit  160 milion dollarë, për të filluar punën për ndërtimin e pallateve në të gjithë territorin. Kjo shumë për cdo gjë që do të ndërtohet jashtë bashkisë së Tiranës. Në fund të shtatorit shqiptarët do të shohin themele edhe me këtë program“, tha Ahmetaj.

Gjithashtu ka nisur edhe shpërndarja e granteve për meretimin e banesave në Mirditë dhe Kavajë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Qeveria do të paguajë 8 miliardë lekë për të gjithë personat në këto dy bashki, banesat e të cilave iu dëmtuan nga tërmeti.

Nga grantet do të përfitojnë 1208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qeveria i akordon fshzh 160 milion dollare rindërtimi termeti i 26 nentorit qeveria i akordon fshzh 160 milion dollare rindërtimi termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 14:29

TIRANË– Klement Balili, i njohur ndryshe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar që të ndryshojë burg për të kryer dënimin prej 10 vitesh heqje lirie....