Aktualitet

Hetimet për atentatin ndaj “Ili-t” në Elbasan/ Policia ende pa një…fytyrë të atentatorit, si u larguan drejt Durr

21 Korrik 2020, 16:14 Nga DOSJA
Hetimet për atentatin ndaj “Ili-t” në Elbasan/ Policia

ELBASAN– Policia e Shtetit, edhe pse ka siguruar pamje filmike të autorit që ekzekutoi pasditen e djeshme, 39-vjeçarin e identifikuar si Emiljano Ramazani, sërish nuk ka arritur që të krijojë një identikit për të. Atentatorit i veshur veshur me bluzë e kapele të zezë dhe me tuta blu, ende nuk ka një fytyrë apo emër.

Gjithashtu mësohet se autorët, të cilët prej kohësh përgjonin çdo lëvizje të tij duke pritur edhe momentin që të sulmonin, pasi kanë djegur makinën në Bradashesh janë larguar në drejtim të qytetit të Durrësit.

Ndërkohë, Policia e deri më tani nuk ka publikuar asnjë të dhënë për persona të dyshimtë, të cilët janë shoqëruar apo edhe dëshmitarë të ngjarjes. E gjithë zbardhja e ngjarjes duket se pritet nga kamerat filmike, të cilave autori duket se i është shmangur me “mjeshtëri”.

Emiljano Ramazani, i cili ishte edhe baba i katër vajzave ishte vënë në pranga në vitin 2017. Po ashtu Ramazani rezulton i arrestuar në vitin 2011 për veprën pelane “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe është liruar një vit më vonë nga Gjykata e Lartë, vendimin e të cilës e publikoi Dosja.al një ditë më parë. Ramazani, dyshohet të jetë pjesë e një grupi që ka marrë pjesë edhe në disa atentate. Ai njihej në Elbasan edhe si miku i Talo Çelës. Ky i fundit, i shpallur në kërkim për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas dhe për ekzekutimin e dy vëlelzërve Haxhia në Durrës, Viktor dhe Besmir.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan emiljano ramazani vrasje në elbasan elbasan emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 14:29

TIRANË– Klement Balili, i njohur ndryshe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar që të ndryshojë burg për të kryer dënimin prej 10 vitesh heqje lirie....