Aktualitet

Hapur kundër urdhërit të Ministrisë/ Dënohet pronari i ‘club-it’ nga Fieri, i mbyllin lokalin për 1 vit

21 Korrik 2020, 15:15 Nga DOSJA
Hapur kundër urdhërit të Ministrisë/ Dënohet pronari i

FIER- Policia e Fierit ka pezulluar për një vit një klub nate për një periudhë 1-vjeçare, pasi thyen urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e lokaleve të natës dhe diskotekave.

Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se subjektit të cilit i është pezulluar veprimi, më parë i është vendosur edhe një gjobë, e cila ka kapur vlerën e 1.000.000 lekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizoi në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i pezullon aktivitetin për një periudhë 1-vjeçare.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. (Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjoba 1.000.000 lekë).

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Dosja.al publikoi disa ditë më parë pamjet skandaloze të diskove në jug të vendit, ku të rinjtë nuk respektonin asnjë masë ndaj COVID-19.Pas pamjeve, Ministria lëshoi akton normativ që ndalon hapjen e klubeve të natës dhe diskotekave për të parandaluar edhe përhapjen e pandemisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier koronavirusi ne shqiperi mbyllja e lokaleve ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 fier koronavirusi ne shqiperi mbyllja e lokaleve ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 14:29

TIRANË– Klement Balili, i njohur ndryshe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar që të ndryshojë burg për të kryer dënimin prej 10 vitesh heqje lirie....