Aktualitet

Ende s’keni planifikuar diçka në fundjavë? Vizitoni Shtegun e Ngjyrave në Kukës

21 Korrik 2020, 15:10 Nga DOSJA
Ende s’keni planifikuar diçka në fundjavë? Vizitoni

KUKËS -Për të apasionuarit pas hiking dhe natyrës ekziston një shteg i ri për ecje me distancë të gjatë, por edhe me një natyrë të virgjër. Bëhet fjalë për Shtegun e Ngjyrave, i cili është pjesë i Parkut Natyror Korab-Koritnik. Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Ekzistojnë disa shtigje lidhëse dhe pika dalëse që çojnë në zona të banuara, që shoqërohen me nivele të ndryshme vështirësie për ecje. Seksioni më i madh i shtegut, rreth 150 km, është në territorin shqiptar ku kalon nëpër Parkun e Natyrës Korab-Koritnik të njohur si një luginë alpine dhe habitat i shumë kafshëve të egra. Pamja që e rrethon është vërtetë magjike dhe për rreth 7 orë ecje ky shteg do t’ju lëri me gojë hapur. Sezoni i verës është dhe më i bukuri për ta vizituar pasi shumëllojshmëria e luleve të kësaj zone e kthejnë atë në një parajsë të vogël në tokë.

Ekosistemi natyror malor “Parku natyror Korab – Koritnik “, ka një sipërfaqe prej 55,520 ha, apo 555, 5 kilometër katror, pjesë e Rajonit Alpin, i përfshirë në rajonet e Kukësit dhe Dibrës. Vargmali Koritnik – Gjallicë – Korab, është i vendosur në pjesën verilindore të territorit shqiptar dhe shtrihet nga kufijtë me Kosovën, deri në malin e Deshatit, në pjesën jugore të vendit, duke u kufizuar me Maqedoninë. Ai është pjesë e rajonit Malor Qendror, të ashtuquajtur Alpet Shqiptare Lindore. Masivi në fjalë ka shumë maja malesh të ndërprera herë pas here nga tektonika radiale, që përfundojnë në formën e grykave apo të luginave.

Habitati më i bollshëm brenda zonës janë kullotat natyrore, tokat e mbuluara me shkurre dhe barishte. Pyjet e ndodhura kryesisht në pjesën veriore të parkut mbulojnë një sipërfaqe të konsiderueshme. Zonat bujqësore janë zakonisht të vendosura pranë fshatrave të banuara. Habitatet e kullotave dhe livadheve, janë gjithashtu të pranishme në zonë. Zonat shkëmbore malore mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të parkut natyror dhe janë me mungesë, ose me mbulesë bimore të pakët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shtegu i ngjyrave shtegu i ngjyrave

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 14:29

TIRANË– Klement Balili, i njohur ndryshe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar që të ndryshojë burg për të kryer dënimin prej 10 vitesh heqje lirie....