Shtëpia e Bardhë rikthen konferencat për shtyp mbi koronavirusin
21 Korrik 2020, 16:11Nga DOSJA
SHBA– Presidenti Donald Trump bëri të ditur se do t’i fillojë sërish konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, në një kohë kur numri i të infektuarve në shkallë vendi vazhdon të rritet.
Vendimi i presidentit për zhvillimin e konferencave të përditshme vjen ndërsa sipas sondazheve mbështetja ndaj tij ka rënë dhe këshilltarët e kanë inkurajuar të japë më shumë informacion rreth përgjigjes së administratës së tij ndaj pandemisë.
Gjasat janë që konferencat të nisin të martën. Presidenti pritet të flasë lidhur me përparimin e shënuar në fushën e mjekësisë për të luftuar pandeminë, përfshirë vaksinat dhe terapitë.
Nuk është e qartë nëse presidenti Trump do të pranojë pyetje gjatë konferencave për shtyp apo nëse do ta ndajë podiumin me të tjerë, përfshirë Nënpresidentin Mike Pence dhe ekspertët e shëndetit publik Anthony Fauci dhe Deborah Birx. Kohët e fundit zoti Trump e ka kritikuar zotin Fauci, ekspertin kryesor të sëmundjeve infektive të vendit. Gjatë një interviste për “Fox News” që u transmetoi të dielën zoti Trump tha se zoti Fauci është “paksa alarmist”. Megjithatë presidenti shtoi se ka “një marrëdhënie të shkëlqyer me të”.
SHBA– Zoti Trump, në komente për gazetarët të hënën në Shtëpinë e Bardhë, tha se forcat federale në rrugët e Portlandit, Oregonit kanë bërë “një punë fantastike...
BRUKSEL – Ditën e sotme Bashkimi Europian ka njoftuar marrëveshjen për paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar për situatën e pandemisë, që kap ...
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme Britania e Madhe ka njoftuar edhe 110 vdekje si shkak i koronavirusit.Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë kanë konfirmuar...
BRITANI E MADHE- Marina Mbretërore britanike do të krijojë një Kompani të re Speciale Komando.Siç shkruajnë edhe mediat e huaja kjo forcë ushtarake do t...
ITALI- Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka nj0ftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të...
AUSTRALI– Kthimi i tyre hasi në vështirësi sepse parat e fituar i shpenzoi për ndërtimin e shtëpisë familjare e cila ishte dëmtuar nga tërmeti. Pas 3 vite...
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe kryeministri britanik Boris Johnson janë takuar ditën e sotme për të diskutuar mes rritjeve të tensioneve mi...
KOSOVË– Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kos...
ITALI– Vullkani aktiv ‘Stromboli’ në një ishull në Itali ka shpërthyer mëngjesin e ditës së sotme. Një kamër amatore ka kapur momentin e shpërthimit ku si...