Bota

Kryeministër shqiptar në RMV? Ali Ahmeti zbulon lëvizjet e fundit: Kam komunikuar me krerët e partive shqiptare

20 Korrik 2020, 20:33 Nga DOSJA
Kryeministër shqiptar në RMV? Ali Ahmeti zbulon lëvizjet e

MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shprehur sot do të takojë të gjithë krerët e partive politike shqiptare për tu koordinuar në lidhje me kërkesat e shqiptarëve.

Në një lidhje direkte në T7 në Kosovë, Ahmeti u shpreh se ka kontaktuar edhe me kreun e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i cili ka kërkuar që të fillimisht të certifikohen rezultatet e më pas të bëjnë takimin.

Ahmeti tha se kontaktuar edhe me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Sipas Ahmetit, takimet do të bëhen për të jetësuar ëndrrën e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

BDI-ja doli partia fituese në bllokin politik shqiptar, me 15 deputet, e ndjekur nga koalicioni ASH-AAA me 12 deputet. Ndërkohë fituese e zgjedhjeve është shpallur LSDM-ja e cila ka marrë 46 mandate.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti kryeminister shqiptar ne maqedoni ali ahmeti kryeminister shqiptar ne maqedoni

Sondazh

Poll