Sport

21 Korrik 2020, 11:34 Nga DOSJA

TIRANË-Bashkia Tiranë që është aksionere e klubit të Tiranës, është “zgjuar” për të përshëndetur triumfin e klubit bardheblu,por edhe për të trumpetuar shpërblimin që i është caktuar me fitimin e titullit kampion. Në një kohë që institucioni vendor  e ka për detyrë që të përgjigjet për 36% e aksioneve që disponon, Erion Veliaj nuk ka derdhur asnjë cent për klubin e Tiranës gjatë qëndrimit të tij në krye të bashkisë. Tifozët e Tiranës nuk e harrojnë vitin 2015, kur Erion Veliaj u shpreh

“Unë jam familje ushtarakësh. Jam rritur me dashurinë për Partizanin, të paktën nga prindërit.  Ditën e sotme, Erion Veliaj doli dhe u shpreh se shpërblimi është 150 milionë lekë dhe sipas tij është shpërblimi që ka hyrë në histori.

“Mes vlerësimeve dhe përgëzimeve për trofeun e marrë, nuk mungojnë edhe ironitë për ata persona që janë ankuar mbi vonesën e një reagimi të Veliajt, pasi Tirana u shpall kampione e Superiores. “Nuk e di a kemi këtu tifozë të Tironës. Urime për fitoren dhe jam i lumtur që trofe vazhdon që të mbesi këtu, pasi Partizanit vjet e fitoi. Kjo është arsyeja se përse i propozova Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim prej 150 milionë lekë. Është ndoshta shpërblimi më i madh që vjen ndonjëherë nga një Bashki për një trofe, që është aksionere Bashkia në fjalë. Jam shumë i lumtur pasi aktivitetet sportive në Tiranë po pësojnë një rritje të jashtëzakonshme.” Përfundoi Veliaj.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion veliaj refik halili tirana erion veliaj refik halili tirana

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2020, 16:29

SPANJË- Quique Setien, trajneri i Barcelonës në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për marrëdhëniet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Lionel Me...