Sport

Juventus prek titullin e 9-të rradhazi, Ronaldo dopietë, Lazio mjaftohet me Immobile

20 Korrik 2020, 22:02 Nga DOSJA
Juventus prek titullin e 9-të rradhazi, Ronaldo dopietë, Lazio

ITALI-Dopieta e Cristiano Ronaldos ka rikthyer Juventusin te fitorja që mungonte prej 3 javēsh, pasi bardhezinjtë ia dolën të triumfojnë 2-1 ndaj Lazios dhe të shkëputen me +8 pikë në krye të renditjes, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit.Pjesa e parë ishte e balancuar, me Juventusin më të qartë në manovrën sulmuese, por asnjë prej skuadrave nuk ia doli të zhbllokojë rezultatin, duke shkuar në pushim me rezultatin e bardhë 0-0.

Starti i pjesës së dytë ishte mjaft i mirë për bardhezinjtë e Sarrit, që në minutën e 50′ fituan një penallti, të cilën arbitri Orsato e akordoi me ndihmën e VAR-it, pas një prekjeje me dorë të Bastos.Nga pika e 11-metërshit shkoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo, i cili gjuajti saktë dhe mposhti Strakoshën, duke u dhënë avantazhin bardhezinjve.

 

Vetëm 3 minuta më vonë Dybala u tregua mjaftueshëm altruist, pasi zgjodhi të shërbejë për Ronaldon, i cili shënoi me portën e boshatisur, duke dyfishuar avantazhin e Juves dhe duke shkuar në krye të listës së golshënuesve me 30 gola.Lazio u përpoq të reagojë dhe arriti të rihapë takimin me Ciro Immobilen, i cili fitoi një penallti dhe e shndërroi po vetë në gol, duke barazuar Ronaldon me 30 realizime.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus lazio serie a juventus lazio serie a

Sondazh

Poll

Sport 20 Korrik 2020, 16:29

SPANJË- Quique Setien, trajneri i Barcelonës në një intervistë për mediat spanjolle ka folur për marrëdhëniet në lidhje me sulmuesin argjentinas, Lionel Me...