Aktualitet

DETAJET/ Vrasja në Elbasan, një person i maskuar zbriti nga makina dhe qëlloi drejt 39-vjeçarit, kamerat filmuan largimin e

20 Korrik 2020, 19:24 Nga DOSJA
DETAJET/ Vrasja në Elbasan, një person i maskuar zbriti nga makina dhe

ELBASAN-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati në Elbasan ndaj Emiljano Ramazanit të njohur ndryshe edhe si “Rramani”. Mësohet se në automjetin e autorëve, tip “Volkswagen”, ndodheshin dy persona.

Njëri prej tyre, i maskuar, zbriti dhe qëlloi në drejtim të 39-vjeçarit duke e lënë të vdekur.  Më pas autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar mjetin e autorëve, i cili u largua me shpejtësi drejt aksit Elbasan-Papër.

Pas atentatit autorët dogjën makinën me benzinë, ndërsa spërkatën edhe vendin përreth për të humbur gjurmët. Brenda në makinën e djegur u gjetën një pistoletë TT dhe dy kallashnikovë.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 19:08

KOSOVË– Përcaktimet e kufijve që bëhen në hartën e “Google” dhe hartën e “Apple” janë të ndryshme. E ky fakt ka bërë për shumë shtete të krijohen probleme....

Aktualitet 20 Korrik 2020, 18:18

Me 7 vota pro, Pamela Qirko zgjidhet kryetare e KPK

TIRANË -Pamela qirko është zgjedhur kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Qirko mori 7 vota pro, duke fituar kështu të drejtën për t...