Aktualitet

Apeli i Skënder Bratajt për qytetarët: Jo terapi interneti, merren vetëm nën këshillë mjekësore pasi vlerësohen simptom

20 Korrik 2020, 18:41 Nga DOSJA
Apeli i Skënder Bratajt për qytetarët: Jo terapi interneti,

TIRANË -Kreu i Urgjencës Kombëtare ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, në lidhje me një mjekim ndaj COVID-19, që po qarkullon në rrjetet sociale. Brataj i bën thirrje qytetarëve, që të mos u besojnë terapive që shpërndahen në internet.

Sipas tij, terapia dhe medikamentet merren nën këshilla mjekësore, pasi vlerësohen shenjat, simptomat dhe parametrat jetësore. Brataj ka marrë si shembull betadinën, duke thënë se nuk përdoret për shpëlarje fyti , por për të shëruar palët.

Postimi i plotë

JO MJEKIM INTERNETI!!! Përshëndetje qytetar shqipëtar kudo ndodhesh.
Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre. Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët! Terapia dhe medikamentet meren nën këshill mjeksore , pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak(saturimetria) që duhet të jetë në njerzit normal nga 94-100%, në ata me patología pulmonar jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit. Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi infterneti. Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionst dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund tju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata. Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te spesialist të tjerë atëher veproni.

Dr. Skender Brataj

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 81 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu një 80-vjeçar nga Tirana humbi jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 113. Aktualisht në spitalet COVID janë shtruar 123 persona, 13 prej të cilëve ne terapi intensive, ku 3 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 18:18

Me 7 vota pro, Pamela Qirko zgjidhet kryetare e KPK

TIRANË -Pamela qirko është zgjedhur kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Qirko mori 7 vota pro, duke fituar kështu të drejtën për t...