Politike

Takimi me Haradinajn, Basha zbulon temat e diskutimit: Përsërita zotimin se nuk do t’i pengojë më tarifa për të lëv

20 Korrik 2020, 17:59 Nga DOSJA
Takimi me Haradinajn, Basha zbulon temat e diskutimit: Përsërita

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, u takua edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në Facebook, Basha bën me dije, se shkëmbeu me Haradinajn ide dhe mendime në lidhje me situatën që po kalojnë të dyja vendet, rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe sfidat ekonomike.

Sipas Bashës, tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e padiskutueshme. Gjithashtu kryedemokrati siguroi Haradinajn, se kur të vij në pushtet do të heq taksën e rrugës së Kombit.

Postimi i Bashës

Me kënaqësi të veçantë takova sot në Prishtinë . Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj dhe familja Haradinaj janë simbol i luftës për lirinë e Kosovës. Familja Haradinaj i dha Kosovës dy prej heronjve të saj, ndërsa vetë Ramush Haradinaj i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim si në luftë e në paqe. Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti luftën e drejtë për pavarësinë e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare. Gjatë bisedës vëllazërore shkëmbyem ide dhe mendime në lidhje me situatën që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova. Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme. Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës. Folëm për sfidat ekonomike që kanë përpara të dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edhe ato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portet shqiptare. Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janë qytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sado pak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështira edhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimin time se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t’i pengojë më tarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ramush haradinaj lulzim basha ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2020, 14:23

TIRANË– Myslim Murrizi ka pranuar se nuk tërhiqet për kërkesat e Opozitës Parlamentare, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pas përfundimit të Këshillit Po...