Aktualitet

Dhunohet barbarisht 20-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen tre shtetas të huaj

20 Korrik 2020, 14:02 Nga DOSJA
Dhunohet barbarisht 20-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohen tre

ITALI–  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shtetas shqiptar është dhunuar  rëndë nga tre persona.  Sipas mediave vendase policia italiane ka identifikuar të paktën tre persona, të cilët dhunuan barbarisht  20-vjeçarin  shqiptar mbrëmjen e së premtes, pranë stacionit hekurudhor të Coneglianos. Gjendja e tij ishte e rëndë por tashmë ka marrë trajtimin e duhur në spital.

Siç shkruajnë edhe mediat italiane  identifikimi i 3 agresorëve është bërë i mundur nga regjistrimi me celular nga ana e një dëshmitari dhe nga filmimet e kamerave të sigurisë në rrugë, para, gjatë dhe pas ngjarjes së rëndë që përjetoi 20-vjeçari shqiptar.

Teksa kanë kaluar dy ditë në shqyrtim të pamjeve filmike nga kamerat, bashkuar me atë të personit me celular, policët kanë arritur të identifikojnë të paktën 3 pjesëmarrës në sherrin e dhunshëm, të cilët mësohet se janë shtetas të huaj.

Ndërkohë akuzat pritet të jenë të rënda për tre agresorët, ku për njërin mund të jetë edhe vrasje e mbetur në tentativë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta nga ana e qytetarëve dhe nga politikanët e të gjitha partive. Banorët e zonës u janë rikthyer protestave në kërkim të veprimeve konkrete për të ndaluar fenomenet e dhunës, pasi ai i së premtes ishte vetëm i fundit i një serie të gjatë të javëve të fundit.

Ndërsa Kryebashkiaku Fabio Chies ka vlerësuar punën e policisë dhe ka bërë të ditur se do të zhvillojë së shpejti një bisedë me kuestorin dhe prefektin për të diskutuar problemin.

Por ende nuk dihet se cilat janë motivet e sherrit mes shqiptarit dhe 3 agresorëve,  ndërsa 20-vjeçari shqiptar ndodhet në reanimacion.

Burimi: tribunatreviso

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fabio chies rrihet 20-vjeçari shqiptar në itali fabio chies rrihet 20-vjeçari shqiptar në itali

Sondazh

Poll