Aktualitet

Rindërtimi në Durrës, bashkia miraton grantet për tre njësi administrative

20 Korrik 2020, 13:47 Nga DOSJA
Rindërtimi në Durrës, bashkia miraton grantet për tre

DURRËS -Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme, ku u morën disa vendim të rëndësishme për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gajtë mbledhjes është mitatuar lista e tretë me përfituesit e granteve, banesat e të cilëve janë dëmtuar rëndë apo lehtë nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat do të rikonstruktohen.

Bëhet fjalë për njësitë administrave Ishëm, Rrashbull dhe njësinë Nr2.

Vendimet e miratuara

1-Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së tretë me subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019

2-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative nr.2, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia

3-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

4-Miratimi i listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësinë administrative Rrashbull, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres vendimet e miratuara bashkia durres vendimet e miratuara

Sondazh

Poll