Aktualitet

Të dënuar për vrasje e shitje armësh, ekstradohen 3 persona nga Belgjika dhe Italia

20 Korrik 2020, 14:00 Nga DOSJA
Të dënuar për vrasje e shitje armësh, ekstradohen 3 persona

TIRANW-Tre persona të dënuar për vrasje dhe prodhim e shitje armësh janë ekstraduar nga Belgjika dhe Italia. Më konkretisht, është ekstraduar nga Belgjika, 56-vjeçari Gjon Menga i lindur në Kurbin, i cili është dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Në vitin 2004, Menga ka vrarë me armë zjarri një person ndërsa ka plagosur dy të tjerë.

Po nga Belgjika është ekstraduar Luigj Dema, nga Tirana. Dema është dënuar me 19 muaj burg për prodhim dhe shit-blerje të armëve të ftohta.

Njëkohësisht është ekstraduar nga Italia, Manol Begaj, (Martin Begaj), nga Berati. Gjykata e Apelit në Durrës, rrëzoi vendimin e Gjykatës së Kavajës, për lirimin me kusht për vrasje, duke dhënë urdhër për vuajtjen e dënimit të mbetur prej 1 viti e 1 muaj.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi nga belgjika ekstradimi nga italia ekstradimi nga belgjika ekstradimi nga italia

Sondazh

Poll