Aktualitet

Gërmimi për inerte në Seman, procedim penal dhe gjobë 2 milion lekë për pronarin e fadromave

20 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
Gërmimi për inerte në Seman, procedim penal dhe gjobë 2

LUSHNJE -Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka gjobitur me 2 milion lekë 46-vjeçarin Sh.G., për gërrmime në lumin Seman. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murriz-Kozare. Mësohet se 46-vjeçari, i cili ishte pronar i dy fadromave, të cilat gërrmonin për inerte në lum.

Gjithashtu ai është proceduar penalisht nga Policia e Lushnjes, për “Shpërdorim toke”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Lushnjë Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i krimeve mjedisore. Gërryen shtratin e lumit Seman me 2 fadroma, procedohet penalisht pronari i mjeteve të rënda. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me IKMT dega Lushnjë, gjatë ditës së djeshme, në fshatin Murriz-Kozare, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Seman. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, proceduan penalisht pronarin e mjeteve, shtetasin Sh. G., 46 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Gjithashtu, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gerrmime ne lumin seman lumi seman gerrmime ne lumin seman lumi seman

Sondazh

Poll